Këshillimi Kombëtar/ Rama flet për pyetësorin e shpërndarë: Kemi pasur edhe debate të brendshme

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi procesin e Këshillimit Kombëtar duke u shprehur se qytetarët që do plotësojnë pyetësorin do të mbeten anonimë dhe nuk do të shënohen emrat e tyre në zarfe. Kreu i qeverisë tha në “Open” se për çështjet e parashtruara në pyetësor PS-ja ka edhe debate të brendshme dhe dilema.

Pyetje: Janë hedhur 12 çështje, ka të tjera?
Rama: Jo, për këtë vit ky është këshillimi i parë. Ka shumë gjëra që duhet t’i mësojmë dhe kuptojmë nga kjo eksperiencë që duam ta bëjmë vit pas viti. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjëlloj identifikimi të qytetarëve. Zarfat që kanë shkuar në shtëpi janë pa emër.

Pyetje: A është normale që pas 9 vitesh t’i drejtoheni popullit? A mund të zëvendësohet zëri i ekspertëve me zërin e popullit?

Rama: Qeverisja është proces që nuk përfundon kurrë dhe mendoj është lajm i mirë fakti që kemi hyrë në mandatin e tretë dhe jemi në kërkim të përmirësimit, zgjerimit të rrugëve të komunikimit dhe urave me qytetarin. Gjithmonë kam pasur fobi ndaj rutinës, ky është një ndryshim. Nuk na mungojnë kartonat për t’i marrë këto vendime. Nuk na duhet një justifikim sepse nuk do nxjerrim sytë për të vënë vetullat.

Të gjitha çështjet janë dilema, nuk janë çështje ku duam të gjejmë justifikim. Duke parë reagimet, komentet, anketimet, edhe vetë numrin e pyetësorëve të mbushur në kaq pak ditë, qytetarët e pëlqejnë këtë gjë. Këtu do mësojmë edhe ne. Psh kam vënë re në shumë komente qytetarë që e kanë mbushur pyetësorin do dëshironin të bënin komentet e tyre. Kemi edhe debat të brendshëm për këto çështje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *