Ka filluar procesi i votimit për presidentin e ri, ku ndërkohë gjatë kësaj periudhe kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar momentin për të folur edhe rreth Këshillimit Kombëtar.
Rama, pohon se në periudhën maj-qershor do të ketë një lëvizje të re në të gjithë Shqipërinë, por me një risi pasi do të jenë të përfshirë edhe ministrat.
“Kemi shumë kërkesa nga qytetarët, edhe ata që kanë qenë skeptik. Është shumë e rëndësishme që në tema të prekim realisht tema me interesa drejtpërdrejt.
Në vijim në periudhën maj-qershor do organizojmë një lëvizje në të gjithë Shqipërinë, me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive për të trajtuar qoftë tema e KK apo temat që e shqetësojnë komunitetet dhe për të adresuar problematikat me të cilat hasemi në nivelin e qeverisjes vendore. E thashë se shumë shpejt do të ulemi dhe të gjithë të jenë të përgatitur për këtë, që të diskutojmë për 2 aspektet. E para për vazhdimin e temave në KK dhe problematikat e zonave pa u kufizuar dhe të jemi më sintetikë për qarkun.
Na duhet një pamje e qartë e çdo situate të qarkut dhe komuniteteve. Duke qenë falënderues që kontribuan për këshillimin kombëtar dua ta mbyll”, tha ai.