Ishte shumë emocionues fjalimi i lamtumirës së futbollistit të njohur Gerard Pique në ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou. Katalanasi bëri një xhiro në fushë i shoqëruar nga fëmijët e tij, Milan dhe Sasha.
Edhe pse fillimisht nuk kishte asnjë gjurmë të Clara Chia-s, e dashura e futbollistit ishte në stadium duke mbështetur partnerin e saj.
Pas përfundimit të lojës dhe duartrokitjeve të publikut, Pique iu afrua tribunës për të marrë një puthje nga e dashura e tij. Ata u kapën nga kamerat në disa momente intime me njëri-tjetrin dhe shumë të lumtur.
Chía duket se është mbështetja më e madhe për atletin, i cili është në një diskutim për mbylljen e marrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve të tyre me Shakira-n.
Fjalimi i lamtumirës i Pique-s’:
“Së pari, dua të falënderoj sepse nëse jo do ta harroj. Për kolegët, për stafin, për mjekët. Për bordin për gjithë këto vite… Në jetë, kur plakeni, kuptojmë se dashuria ndonjëherë po zbehet,” shtoi ai.
Në atë moment katalanasi shpërtheu në lot dhe iu deshën disa sekonda për të marrë veten. Ndërkohë, tribunat e brohoritën me thirrjen e “Presidentit”.
Me një zë të dridhur, ai u shpreh se: “Për kaq shumë dashuri dhe pasion mes meje dhe Barcelonës, mendoj se ishte koha për t’u ndarë dhe jam i bindur që në të ardhmen do të jem sërish këtu. Kjo nuk është një lamtumirë, këtu kam lindur dhe këtu do të vdes”, përfundoi futbollisti.