Natën e djeshme në përfundim të “Kënga Magjike” u bënë me dije edhe emrat e finalistëve, konkretisht artistëve shqiptarë dhe artistëve të huaj që do të këndojnë në “Grand International Final”.
Artistët ndërkombëtare që u përzgjodhën:
Alvan
Marco Carta
We Are Domi
Le Deva
Jason Walker
Andrea
Omar Naber
Mamagama
Jayoo
Angeles Arboleda
Lista e artistëve shqiptarë:
Irma Libohova
Vesa Smolica
Mariza Ikonomi
Ardit Çuni
Inis Neziri
Michela Paluca
Xhesika Polo
Sheila Haxhiraj
Marsela Çibukaj
Anxhela Peristeri
Sardi Strugaj
Martin Pano
Lorenc Hasrama
Në një intervistë për programin “Rudina” në Tv Klan, Ardit Gjebrea dha më herët disa detaje lidhur me “Kënga Magjike”. Ai ka thënë ndër të tjera se nata e parë nisi në mënyrë të shkëlqyer por jo vetëm kaq.
“Më lejo të të them që historikisht “Kënga Magjike” ka patur një fenomen që nata e parë ka nisur shkëlqyeshëm, e dyta ndoshta na kanë rënë pak bateritë dhe e kemi marrë veten tek e treta. Ndërsa këtë vit ka ndodhur ndryshe. Nata e dytë mund të them që ka energji shumë më të mira se e para dhe kur thuhet “feel the energy”, na janë mbushur zemrat me energjinë e të gjithëve nga backstage, nga spektatorët, nga telespektatorët, nga artistët na kanë dhënë një aureolë të jashtëzakonshme energjie që ne e kemi transmetuar, e ndiejmë dhe po shumëfishohet. Jam i sigurt që nata e tretë dhe nata e katërt pastaj që do jetë dhe nata finale të shtunën do të jenë risi”, tha ai.