Është bërë publike lista e të famshmëve botëror më të kërkuar në “Google” gjatë vitit 2022. Hulumtimi nga faqja e lajmeve e “CelebTattler” analizoi pikat e të dhënave nga tendencat e kërkimit në Google në vitin 2022, duke gjurmuar mbi 150 personazhe të njohur, ku në krye të listës kryeson Amber Heard.
Me sa duket gjyqi i saj intensiv kundër Johnny Depp ka bërë që ajo të kërkohet më tepër në “Google”. Sigurisht as protagonisti tjetër i gjyqit të famshëm, ish-partneri i saj, Johnny Depp, nuk mbeti pas, duke u renditur në vendin e dytë, duke fituar 5.5 milionë kërkime në muaj.
E treta në rradhë është Mbretëresha Elizabeth II. Monarkja mbretërore më jetëgjatë e Britanisë vdiq në shtator në moshën 96-vjeçare, pas shtatë dekadash në fron dhe fitoi 4.3 milionë kërkime të saj në “Google”.
Kjo listë u pasua edhe nga Kim Kardashian, Elon Musk, Tom Brady dhe Pete Davidson. Ky i fundit grumbulloi 3.2 milionë klikime dhe mund të grumbullojë edhe më shumë klikime para fundit të vitit, ndërsa ai po tërheq vëmendjen me lidhjen e re me modelen, Emily Ratajkowski.
“Ky studim ofron një pasqyrë magjepsëse se cilët të famshëm kanë pasur ndikimin më të madh te populli amerikan dhe do të jetë interesante të shihet nëse këto shifra kërkimi rriten apo bien në vitin 2023”, tha zëdhënësi i “CelebTattler”.