“Këtë herë e pret burgu“, përgjigjet sekretarja e Metës: Do shpëtoj dhe kësaj radhe… Valteri: Po po sapunin ka për të marr

Ish-deputeti Halit Valteri është “përplasur” mbrëmjen e djeshme me Sekretaren për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë e Lirisë, Floida Kërpaçi.

Valteri, i cili denoncoi Metën në SPAK, akuzoi Ilir Metën për korrupsion dhe sipas tij e pret burgu. Këto deklarata janë kundërshtuar nga Kërpaçi, e cila u shpreh se Meta ka fituar çdo betejë ligjore.

Debati i plotë:

Valteri: Jeni e vetmja forcë që keni kryefjalë korrupsionin

Kërpaçi: O Halit… Ti se di fare…do më dëgjosh pak mua

Valteri: Kanceri i Shqipërisë është LSI dhe Ilir Meta

Kërpaçi: Këtë mesazh që po thua tani, ta kanë dhënë

Valteri: E vetmja gjë që e pret Ilir Metën është burgu dhe vetëm burgu

Kërpaçi: Ilir Meta i ka fituar të gjitha betejat

Valteri: Do fitojë sapunin kësaj radhe

Kërpaçi: Deklaratat e tua janë vetëm gënjeshtra

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Hetimi i SPAK vjen pas kallëzimit të ish-deputeti Halit Valteri për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, lidhur me akuzat për lobim nga gazeta austriake ‘Kronen Zeitung’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *