Këtë periudhë nuk ju pëlqen asgjë/ Horoskopi i mujit nëntor

DASHI

Zgjedhjet që mund të bëni do të jenë më të lehta në aspektin profesional, edhe pse qëndrueshmëria ekonomike pritet ende të vijë. Nëse prisni një konfirmimin, duhet të duroni deri në fund të muajit. Jupiteri dhe Saturni vazhdojnë me kalimin në shenjën tuaj dhe kjo është diçka me rëndësi. Gjërat do  të shkojnë shumë më mirë pas datës 22, kur Dielli kalon në shenjën tuaj. Nëse jeni ndier të irrituar, të fyer, tani ka ardhur momenti të ngrini zërin, sidomos nëse dikush ju detyrohet për diçka. Jeni gati të reagoni. Datat 25 dhe 26 do të jenë shumë interesante për të shfrytëzuar disa mundësi të reja. Nëntori do të sjellë më shumë optimizëm në aspektin profesional.

Ju e dini se e keni të vështirë të ruani qetësinë brenda në familje kur jeni të shqetësuar për probleme jashtë saj. Bëni kujdes dhe mos shkarkoni stres dhe shqetësime tek ata që po përpiqen të të ndihmojnë. Nëntori do të jetë një periudhë reflektimi në sferën sentimentale . Ata që janë lidhur prej disa muajsh duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh me zemrën e tyre. Në vështirësi do të ndihen çiftet që kanë kaluar kriza të mëdha së fundmi.  Raportet delikate duhet t’i mbroni sa më shumë, sidomos në datat 22, 23, 29 dhe 30, ditë që do të karakterizohen nga nervozizmi. Disa njerëz që keni afër duan t’ju bëjnë të ndiheni në faj, edhe pse ju nuk keni për çfarë ta kritikoni veten.

Nëntori do t’ju vërë edhe në një provë fizike, duke rikthyer te ju atë nervozizmin dhe ankthin që shoqëroi edhe fundin e verës. Lajmi i mirë është se pas datës 22 gjithçka do të ndryshojë, sidomos nëse do të nisni një terapi. Bëni më shumë kujdes me ushqyerjen.

Demi

Do të ndryshoni rrotën e fatit tuaj, por jo nga nevoja. Për ju është e pashmangshme që të mos zgjidhni ca llogari që kanë mbetur pezull që prej fillimit të 2021. Toleranca nuk do të jetë pika juaj e fortë këtë periudhë, sidomos në aspektin profesional. Të rinjtë që zakonisht ankohen më shumë kur nisin punë, duhet të gjejnë zgjidhje tjetërkund, jo tek eprorët. Mund të eksperimentoni sa të doni, por pa e tepruar me shpenzimet. Problemi më i madh për ju këta dy vjetët e fundit kanë qenë pikërisht shpenzimet e tepërta, herë me të drejtë e herë pa të drejtë. Sa më shumë i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë do të ndieni forcën e Jupiterit.

Këtë periudhë edhe çiftet më të konsoliduara kanë pasur vështirësi, sidomos nëse është bërë fjalë për çështje ekonomike. Venusi do të nisë një tranzicion interesant. Hidheni me kujdes çdo hap në marrëdhënien tuaj. Kush nga ju mendon të martohet, duhet të jetë  i bindur 100%. Tradhtitë janë gjithnjë të rënda dhe nuk shërbejnë si zgjidhje për çiftet që nuk arrijnë më të kuptohen. Historitë që lindin gjatë muajit nëntor do të jenë interesante. Sprovat që keni kaluar deri tani kanë qenë të shumta dhe ndiheni të lodhur. Data 18 do të shënojë një takim të bukur, që dhuron emocione.

Binjakët

Nëse keni probleme në punë, të cilat janë krijuar që në të shkuarën, duhet t’i zgjidhni brenda dhjetorit, sepse viti i ri do të hyjë paksa me probleme, sidomos në aspektin profesional. Nëse keni një projekt, përshpejtojini hapat. Konfliktet ligjore do të marrin një kthesë tjetër me të ardhur viti tjetër. Nuk ju këshilloj të merrni kredi apo borxhe dhe të ktheni përgjigje të nxituara.

Nëntori nis me kundërshtimin e Venusit, i cili për fat do të largohet në datën 5. Ky muaj nuk do të jetë ai i dashurive të mëdha, pas të cilave do të humbni toruan. Ndiheni të qetë dhe po i vlerësoni më mirë ndjenjat. Puna ju ha shumë kohë dhe kjo gjë pasqyrohet edhe në familje. Bëni kujdes edhe në marrëdhëniet mes familjarëve, si prindër-fëmijë apo mes vëllezërve. Kundërshtarët tuaj më të fortë këtë muaj do të jenë ata të shenjës së Demit, Luanit dhe Akrepit. Mbyllni të gjitha marrëveshjet brenda dhjetorit, pasi deri atëherë do t’i keni yjet në favorin tuaj.

Nëntori do të nisë në një mënyrë disi të lodhshme, por Venusi do t’ju mbështesë pas datës 5 dhe do të ndiheni më energjik. Bëni kujdes me rrugët e frymëmarrjes, pasi janë pika juaj e dobët. Të lindurve të shenjës suaj u pëlqen të flasin, të argëtohen, të ushqehen mirë, ja përse duhet të rrethoheni nga njerëz të këndshëm dhe të buzëqeshur. Pushimet ju kanë munguar shumë këtë vit, por ndoshta brenda dhjetorit do të realizoni diçka që do t’ju kënaqë.

Gaforrja

Yjet e nëntorit premtojnë shumë për të ardhmen, pasi Marsi dhe Mërkuri ju nxitin për të ndërmarrë nisma të reja dhe të rëndësishme. Datat 4, 5, 12 dhe 23 janë vendimtare. Në fund të muajit, Jupiteri do të kalojë plotësisht në mbrojtjen tuaj. Mundësi të mira në sferën profesionale. Studentët dhe ata që punojnë në mënyrë të pavarur do të marrin lajme të mira pas datës 22. Do të krijoni aleanca me kolegët që ju qëndrojnë më afër. Ngritje në detyrë, ndryshime, mundësi të mira, të gjitha këto do t’i sjellë 2022.

Gjatë këtij muaji do të bëni njohje të veçanta dhe intigruese. Janë të paktë ata që plotësojnë standardet rigoroze që keni ju në dashuri. Një përplasje e vogël mes partnerëve që kanë kaluar një krizë së fundmi. Keni kohë që keni nisur gjuetinë për emocione të reja, ja përse duhet ta kuptoni mirë rolin tuaj në çift. Mos lini pas dore partnerët ngaqë ndiheni të lodhur. Yjet favorizojnë të gjitha çiftet që duan të bëhen me fëmijë apo të martohen brenda vitit tjetër. Do të diskutoni paksa mbi datat, organizimin apo rrethanat, por fundi do të jetë i bukur.

Duhet të kujdeseni për formën tuaj fizike, pasi Venusi mund të sjellë disa tensione apo shqetësime për disa shpenzime të tepruara. Mbani nën kontroll nervozizmin, sidomos në datën 9 dhe 23. Keni shumë punë, por me mbështetjen e Marsit të gjitha do t’i zgjidhni me maturi.

Luani

Këtë periudhë nuk ju pëlqen asgjë dhe s’jeni dakord me askënd. Datat 4 dhe 5 do të jenë më të tensionuarat. Ju jeni nga ata që njerëz që keni qejf të përparoni, por kur hasni njerëz që nuk duan të bashkëpunojnë apo të ruajnë ritmin tuaj, ju priten krahët menjëherë. Vetëm një fjalë ju ndan për të ndarë nervozizmin nga bashkëpunimi. Mbyllni çdo marrëdhënie apo probleme të lëna pezull që prej vitit të kaluar pasi s’keni më interes për to. Nëse keni një borxh, vetëm pas datës 22 mund të gjeni një zgjidhje për të. Krenaria juaj është e ditur tanimë, ja përse bëni kujdes në debate që përfshijnë familjen, pasi keni shpenzuar shumë muajt e fundit. Frytet e punës vijnë me vonesë.Të gjitha marrëdhëniet që janë krijuar në tetor do të ecin mirë, ndër çiftet e lidhura prej kohësh do të ndihen nën presion. Do ta keni të vështirë të sintonizoheni me personat që ju pëlqejnë, sidomos në datat 10, 11 dhe 17. Kujdes me xhelozitë. Lidhje dhe miqësi të reja. Do të debatoni me partnerët për disa shpenzime të paparashikuara. 2021-i ka qenë një vit betejash për të lindurit e shenjës suaj. Pas dhjetorit, Jupiteri do t’ju mbështesë. Lëreni ndonjëherë mënjanë krenarinë, pasi ndonjëherë ju hapin probleme edhe me njerëzit që doni më shumë.

Që prej fillimit të këtij viti, nga pikëpamja ekonomike dhe profesionale, keni qenë të detyruar të bëni rolin e rregullatorit apo jeni kënaqur me pak. Edhe me kolegët apo eprorët keni debatuar për shkak të diplomacisë që shpesh ju mungon. Këto ditë do të shoqërohen nga luhatjet e humorit. Pas pasdites së datës 24, gjithçka do të ndryshojë për mirë.

Virgjëresha

Yjet këtë muaj do të ndikojnë më së mirë, edhe pse tetori ka qenë disi i ngadaltë. Sfera profesionale do të ketë përfitimet e saj falë Venusit që do të vijë në shenjën tuaj pas datës 5. Nëse keni pasur çështje të lëna pezull apo marrëveshje ekonomike të pambyllura, tani është momenti të përvishni mëngët. Edhe Mërkuri do të kalojë në favorin tuaj dhe një telefonatë e papritur do të ndryshojë shumë gjëra. Mos u mërzitni nëse përballeni me një person ziliqar që kërkon t’ju pengojë. Për të zgjidhur një problem me rëndësi, datat më të favorshme janë 5 dhe 24. Edhe të ardhurat do të jenë më të mëdha. Ditët e lodhshme do të vijnë pas datës 22.

Në sferën sentimentale gjërat do të shkojnë më mirë, edhe pse gjithçka varet nga raportet që keni. Çiftet në krizë do ta marrin veten brenda disa javëve falë Venusit që i ndihmon. Dy javët e para do të jenë shumë intriguese për beqarët, pasi do të kenë shumë takime të reja. Mërkuri do të sjellë më shumë pasion, jo vetëm fizik, por edhe mendor. Shumë nga planetët do të jenë aktivë në shenjën tuaj. Raporti me një grua në familje mund të sjellë debate nëse nuk tregoni diplomacinë e duhur. Çiftet që duan të bëhem me fëmijë mund të marrin lajme të mira. Çifteve të lidhura prej kohësh ju këshilloj të krijoni një kontakt më intim dhe shpirtëror me personin e zemrës.

Nëntori do të sjellë më shumë forcë dhe gjallëri. Terapitë janë të favorizuara pas datës 18, sidomos takimet me specialistët. Rrini larg situatave stresuese dhe mos nënvlerësoni sinjalet që ju jep trupi kur jeni të lodhur, sidomos në datat 23 dhe 28. Perfeksionizmi ndonjëherë ju lodh, ndaj shikojeni gotën më mirë gjysmë plot.

Peshorja

Nëntori nuk do të sjellë nisma të reja, por të paktën do t’ju lejojë të ruani gjithçka që keni konkretizuar tani. Probleme të lidhura me burokracitë do të zgjidhen shumë shpejt. Do të merrni disa të ardhura të papritura, me të cilat do të shlyeni detyrimet e tetorit. Jupiteri do të futet në shenjën tuaj, ndaj bisedimet për punë të reja janë të favorizuara. Mes datave 19 dhe 26 do të merrni drejtimin e duhur profesional. Ndiqni instinktin në këtë periudhë. Vitin e kaluar u druheshit shumë ndryshimeve, ndërsa tani kërkoni me ngulm atë që meritoni. Profesionistët e pavarur nuk do të kenë edhe aq fat. Provoni gjërat të reja vetëm mes datave 22 dhe 30, gjatë të cilave Dielli dhe Mërkuri do të jenë aktivë. Një ndërmjetës do t’ju ndihmojë për të zgjidhur një problem që ka lidhje me drejtësinë.

Sfera sentimentale nuk do të jetë aq e gjallëruar sa muajin e kaluar, por ndoshta shkaku i kësaj është individualizmi juaj për shkak të ngarkesës së madhe të punës. Nuk ju mungon kurrë dëshira për të qenë protagonistë, ja përse jetën private ndonjëherë pa dashur e kaloni në plan të dytë. Mos flisni vetëm për problemet tuaja pa marrë parasysh ato të partnerit. Ndoshta do të ndieni se partneri ju qëndron larg dhe do të doni të sqaroni shumë gjëra, por këto kërkesa mund të shndërrohen edhe në polemika, sidomos në datat 14 dhe 15. Mos bini pre e pesimizmit  dhe mos harroni se kjo është thjesht një periudhë që ju vë në provë. Lidhjet e krijuara në këtë periudhë s’do të jenë thjesht aventura të vogla. Nëntori do të zgjojë pasionin. Ndoshta do ta gjeni dashurinë në një qytet tjetër, në ndonjë rrjet social, në vende ku s’e prisni.Gjatë kësaj periudhe bëni çmos që të ruani të njëjtën rezistencë fizike, bëni kontrolle për sytë dhe ushqehuni sa më shëndetshëm dhe thjeshtë. Venusi, planeti juaj do t’ju vendosë në provë në datat 15 dhe 21.

Akrepi

Marsi do të kalojë në shenjën tuaj gjatë nëntorit. Energjia do të jetë shumë e mirë, por disa gjëra do të vonohen për shkak të disonancës së Jupiterit dhe Saturnit, sa ju duket sikur hidhni një hap para dhe dy mbrapa. Nëse do të jepni një intervistë pune, bëni kujdes që të nisni një CV të përgatitur më së miri. Të gjitha projektet e nisura në këtë periudhë do të jenë shumë të rëndësishme në të ardhmen. Datat 10 dhe 12 do të shoqërohen nga disa polemika. Nëse nuk merrni përgjigje për kërkesat tuaja, do të mërziteni. Keni plane dhe ide shumë të qarta për të ardhmen, por duket se ju rrethojnë vetëm persona aspak të aftë. Më mirë shmangini ndërlikimet. Nëse po kërkoni një vend të ri pune, nëntori nuk ofron shumë mundësi. Merrni pak frymë dhe nisni një revansh të dytë. Nëse keni probleme ligjore, vetëm në janar do ta kuptoni se ç’drejtim duhet të ndiqni.

Nëntori do të jetë një muaj i nxehtë për ndjenjat, pasi ardhja e Marsit në shenjën tuaj do të zgjojë pasionin brenda jush. Falë ndikimit pozitiv edhe të Venusit, datat 8 dhe 9 do të jenë plot shkëndija. Kjo është një periudhë interesante edhe për njohjet e reja, por edhe për çiftet që nuk duan të heqin dorë nga marrëdhëniet për probleme të vogla. Beqarët do të ndiejnë nevojën për t’u çliruar dhe për të përqafuar emocionet e bukura dhe të sinqerta. Dashuritë e reja të kësaj periudhe janë shumë të rëndësishme, por bëni kujdes nëse po krijoni pa kuptuar dy lidhje paralele. Ndërsa për çiftet e konsoliduara prej kohësh armikja do të jetë xhelozia. Kush nga ju do të ndryshojë shtëpi apo të shpërngulet në qytet tjetër, në fund të vitit 2021 do të ketë siguri ekonomike më të madhe.Muajt e parë të vitit kanë qenë shumë të vështirë për ju, ndaj tani në nëntor duhet të gjeni sërish qetësinë. Jeni shumë nervozë dhe nuk do të bëni gjumë të qetë, sidomos në datat 10, 11, 17 dhe 18. Fundi i muajit do të jetë më mirë, sidomos kur edhe Jupiteri t’i buzëqeshë shenjës suaj.

Shigjetari

Në aspektin profesional, gjithçka po ecën mirë, edhe pse me ritme të ngadalta, por mos harroni se shumë gjëra varen edhe nga mosha. Më të rinjtë duhet të nisin kërkimet. Po përpiqeni të vendosni një ekuilibër të ri mes jetës profesionale dhe asaj sentimentale. Këtë periudhë janë të favorizuara shitje/blerjet, edhe pse kjo krizë botërore duket se nuk po kalon. Bashkëpunimet që kanë pasur krisje, më në fund do të gjejnë rrugën e duhur. Profesionistët e pavarur do të kenë mundësi interesante pas datës 22.

Nëse s’jeni lidhur prej disa muajsh, ndoshta keni frikë të angazhoheni. Të thoni “të dua” është e lehtë, por pak më e vështirë është të ruani pasionin, sidomos për të lindurit e shenjës suaj që jetoni me ritme të shpejta. Pasioni më i madh për një Shigjetar është dashuria e paarritshme. Nëse njihni dikë të pavarur dhe që mban ritmin tuaj, atëherë kjo lidhje mund të zgjatë shumë. Nëse partneri varet nga ju për gjithçka dhe ju ngjitet pa ju lënë hapësirën tuaj, atëherë ju e largoni direkt. Data 15 është e favorizuar për njohje të reja, sidomos në rrjete sociale. Emocionet mund të lindin nga momenti në moment. Dashuria, profesioni, jeta juaj praktike mbrohet nga Mërkuri, i cili kalon në shenjën tuaj në datë 24 dhe ju do të jeni më të përqendruar. Ju jeni të aftë të shndërroni një ide të vogël në një projekt të madh, ndaj përfitoni nga ky moment.

Nëntori do të jetë një muaj force, qëndrueshmërie, sidomos gjatë ditëve të fundit të muajit. Do të hiqni një barrë të madhe nga shpina dhe do të ndiheni edhe më mirë gjatë periudhës 22 deri më 30 nëntor.

Bricjapi

Venusi është në shenjën tuaj dhe kur keni kaq shumë planetë në favorin tuaj, është e vështirë të mos përjetoni emocione të bukura. Megjithatë, prisni edhe Jupiterin, pasi ai është më efikas. Datat 4, 5, 8, 9 do të jenë shumë të rëndësishme. Disa nga ju do të kenë shumë sukses mbi një ide që janë përpjekur të realizojnë. Nëntori nuk do të bëjë mrekulli për financat tuaja, por disa të ardhura më shumë edhe do t’i sjellë. Ju jeni shumë realistë dhe nuk para ëndërroni syhapur.  Njerëzit që ju rrethojnë ju marrin shembull pikërisht për këtë. Nëse doni të bëni një investim të vogël apo të zgjidhni një problem që ju ka shqetësuar, nëntori është muaji i duhur. Falë Uranit dhe Venusit do të kaloni një fundjavë fantastike mes datave 19-22. Yjet favorizojnë edhe studentët që duan të hedhin një hap të madh.

Personat që nuk janë të dashuruar, por që duan të përjetojnë emocione, duhet të përveshin mëngët, sidomos nëse i kanë kaluar të tridhjetat. Edhe nëse disa çifte kanë mosmarrëveshje, nëse keni vullnetin e duhur, gjithçka do të kapërcehet. Nëntori do t’ju çlirojë nga tensioni që keni grumbulluar. Mund të krijoni marrëdhënie me persona që janë larg jush. Venusi i ëmbël ndriçon sferën tuaj sentimentale. Nga data 17 deri më 28 do të kaloni situata interesante dhe aventura. Do të njihni dikë që është në harmoni me botën tuaj, sidomos për gjërat që mund t’ju ofrojë. Disa nga ju do të vendosin të shkojnë larg dhe të eksperimentojnë, por jo vetëm kaq.Yjet janë gjithashtu në favorin tuaj për të nisur kurat dhe terapitë. Në pozicionin që është Venusi do t’ju dhurojë forcë fizike, por edhe ju duhet të bëni diçka për t’u çliruar nga ankthi dhe pasiguritë e muajve të fundit. Kujdesuni dhe vlerësojeni më shumë aspektin estetik. Data interesante do të jenë 9, 17 dhe 18.

Ujori

Ankthi dhe tensioni i grumbulluar gjatë muajve të fundit është kapërcyer, por edhe nëntori do të sjellë ditë të vështira. Bëjini mirë llogaritë e shpenzimeve, sidomos nëse i kini shtrirë këmbët më shumë sesa jorgani. Në datat 4 dhe 6 do të bëni mbledhje në familje apo në punë për të kuptuar se çfarë po ndodh. Realiteti është se edhe profesionistët më të vjetër në zanat janë detyruar të bëjnë shpenzime apo investime të paparashikuara, rezultati i të cilave s’do të jetë i menjëhershëm. Nëse keni një konflikt me një ish-partner apo një çështje ligjore të hapur, Jupiteri do t’ju ndihmojë ta zgjidhni. Çështjet e punës dhe raportet sociale kërkojnë shumë diplomaci. Ndoshta keni shkelur dikë me këmbë për të arritur çka keni dashur në aspektin profesional.

Në sferën sentimentale nëntori do të jetë një muaj intrigues që do të vazhdojë të dhurojë emocione përgjatë muajve në vijim. Keni në zemër një person që ju pëlqen apo doni të ktheheni me dikë që keni dashur shumë, ndaj ju këshilloj të mos dyshoni shumë dhe ta lini veten të udhëhiqet nga instinkti. Kush nga ju do të kalojë vetëm disa aventura, gjysma e parë e muajit është shumë e favorshme. Të rinjtë do të përballen me disa probleme në familje, sidomos nëse kanë krijuar një lidhje që prindërve nuk u pëlqen. Dëshira juaj për t’i befasuar të tjerët apo për të bërë gjëra të pazakonta, mund t’ju shtyjë të shkelni disa norma. Investimet vonohen, por nuk bllokohen. Jupiteri kalon në shenjën e Peshqve në ditët e fundit të vitit dhe 2022 premton më shumë të ardhura. Takimet janë të favorizuara pas datës 24.

Forma juaj fizike do të jetë më e mirë gjatë dy javëve të para, ndërsa në datën 18 do të ndieni një farë nervozizmi. Gjërat e përsëritura dhe të mërzitshme janë armiket tuaja. Shmangni polemikat apo hapat e gabuara që finalizojnë një fazë të lodhshme, sidomos rreth datës 25. Shqetësimet psikosomatike nuk mungojnë.

Peshqit

Fundviti do të jetë shumë i mbarë për të lindurit e shenjës suaj. Nëse keni pranuar një detyrë të re në vjeshtë, në dhjetor do t’i shikoni rezultatet. Datat  12 dhe 22 do të jenë shumë interesante. Në javët në vijim nuk do të keni asnjë planet kundër. Kjo nuk do të thotë se fati është automatikisht vetëm me ju, por se të gjitha nisma tuaja do të ecin më mirë. Bashkëpunimet e krijuara së fundmi japin garanci të mëdha. E sigurt është se 2022 do të jetë viti juaj, sepse Jupiteri vjen te ju më datë 29 dhjetor. Bëni kujdes me shpenzimet, sidomos dhjetë ditët e fundit të muajit. Nëntori është muaj i qetë, një muaj ku do të përqendroheni më shumë në analizën e atyre që po ndodhin.

Dashuria do të zgjohet, sidomos pas datës 5, kur Venusi i bën gjërat më interesante. Histori të reja dashurie apo edhe shkëndija të vjetra që nuk janë harruar. Nëse ju pëlqen vërtet dikush dhe doni t’i bini në sy, ky është momenti i duhur. Mes datave 12-14, do të gjeni kombinimin e duhur. Nëse disa nga ju sapo janë ndarë, do të marrin nga ish-partnerët çka duan dhe do të gjejnë një zëvendësues shumë shpejt. Projektet në çift do të funksionojnë më mirë, madje edhe planet për fëmijë. Disa çifte që kanë probleme për të sjellë në jetë një fëmijë do të marrin në konsideratë edhe adoptimin. Nëse merrni vendimin e duhur, do të nisni të thurni ëndrra të mëdha.

Nëntori do të jetë muaji i rikuperimit psikofizik. Bëhuni gati të përjetoni një dashuri të madhe. Kur jemi të dashuruar, na shtohet edhe dëshira për të qenë më mirë dhe për t’u dukur më bukur. Nëntori ju gjen protagonistë, gjë që kishte disa muaj që nuk ndodhte. Probleme të lehta me këmbët. Bëni kujdes nga sforcimet në datat 22 dhe 30.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *