Dashi
Shenja juaj është e njohur ngase jeni impulsiv dhe i guximshëm. Te Deshtë gjithmonë mund llogaritni që do të bëjë argëtim të shkëlqyeshëm nën çarçafë. Nëse i tregoni qartë dhe zëshëm se çfarë dëshironi – orgazmën e keni të garantuar.
Demi
Demi është shumë sensual dhe ekspert i vërtetë në përcaktimin e ritmit dhe tonit të çdo takimi seksual. Me fjalë të tjera, nuk ju nevojitet shumë që këtë shenjë ta bëni të jetë në gjendje të shkëlqyeshme shpirtërore – ndërkaq kjo gjithashtu mund ta eksitojë edhe partnerin.
Binjakët
Kjo shenjë është e njohur për shkathtësitë e tij intelektuale dhe gjuhën. Praktikisht, mund të prisni bisedë goxha “të ndyrë” në krevat. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, Binjakët janë të shkëlqyeshëm kur duhet të bisedoni për fantazitë e partnerit dhe për realizimin e tyre.
Gaforrja
Gaforrja është shumë emocionale dhe shpenzon shumë energji për të mbrojtur veten. Kjo do të thotë që i nevojitet pak më shumë kohë që të eksitohet për seks. Mirëpo kjo nuk është e thënë që të jetë gjë e keqe, sepse në atë mënyrë ngadalë do të ndërtoni bazën për orgazëm të paharrueshme e cila do të pasojë.
Luani
Luani admiron dramën dhe spontanitetin. Kjo do të thotë që gjithmonë është i gatshëm për aktrimin e roleve, – rrobat e brendshme seksi, qirinj dhe plot romantikë. Sa më i madh që të jetë gjesti seksual – Luani do të jetë edhe më i lumtur.
Virgjëresha
Shenja juaj është e talentuar për kujdes ndaj të tjerëve, madje edhe kur është fjala për seks. Kjo është posaçërisht e veçantë kur ekzistojnë emocionet ndaj partnerit. Në situatë të tillë, Virgjëreshat janë makina të vërteta seksuale të cilat mund të ofrojnë kënaqësi tërë natën.
Peshorja
Peshoret shumica i konsiderojnë “shenjë lidhjeje”. Kur është fjala për seksin, kjo shenjë punon me përkushtim në mënyrë që të gjejë të gjitha pikat e vërteta në trupin e partnerit dhe pastaj në to të ekzekutojë meloditë më të këndshme.
Akrepi
Kur është fjala për Zodiakun, Akrepat ofrojnë seksin më seksual. Kjo shenjë është plot energji emocionale dhe te partneri është i fokusuar për seks posikur snajper. Është e sigurt që Akrepat janë të shkëlqyeshëm në seksin oral.
Shigjetari
Shenja juaj posedon sharm ndaj të cilit shumica dorëzohen dhe për shkak të të cilit shumë shpesh lëndojnë më shumë zemra sesa kanë dëshiruar. E trajtojnë seksin si lojë garash, por në mënyrë të mirë. Prandaj partneri çdo herë mund të presë edhe orgazëm më të mirë por edhe seks më të gjatë.
Bricjapi
E vërteta dhemb, ndërkaq yjet thonë që kjo shenjë është paksa e vrazhdë dhe pa shumë emocione në krevat. Mirëpo, njëherë kur relaksohen, do të fokusohen vetëm në orgazëm të partnerit dhe asgjë nuk do të mund t’i pengojë në qëllimin që t’i ofrojë seksin më të mirë në jetë.
Ujori
Shenja juaj në të vërtetë është çudi e vërtetë. Nuk frikësohet të bëjë jetën e vetë sipas rregullave vetjake. Nga ana tjetër, kjo do të thotë që kurrë nuk dini se me çfarë do t’ju ngazëllejë në dhomën e gjumit.
Peshqit
Posedojnë anën e ëmbël dhe të ndjeshme e cila ju ndihmon që lehtë të zbuloni se çfarë dëshiron partneri në krevat pa sqarime të tepërta. Në të vërtetë, Peshqit janë magjistarë të vërtetë të cilët dinë t’jua lexojnë mendimet.
/Priza.al/