“Sunny Hill Festival” është rikthyer këtë vit pas pauzes për shkak të COVID-19.
Në katër ditë nga nesër deri të dielën, festivali do të sjell një listë të pasur artistësh shqiptar e deri tek emrat më të njohur botëror përfshirë Dua Lipën dhe J Balvin.
Së fundmi në faqen zyrtare, festivali ka afishuar disa nga gjërat që nuk janë të lejuara të merren.
Gjëra të tilla si mjetet e mprehta, ushqimi dhe pijet, parfume, substance narkotike dhe shkrepësat nuk do të keni të drejte t’i merrni me vete nëse do të shkoni në “Sunny Hill Festival”.Festivali do të mbahet në Parkun e Gërmisë.
Më herët kujtojmë që Dua ka folur për festivalin në vlogun e saj ‘Service95”.
26-vjeçarja e ka përshkuar si ëndërr të bërë realitet krijimin e festivalit, duke thënë se çdo herë dashur t’i shoh artistët e saj të preferuar në vendlindjen e saj, Kosovë.
Me titlllun ‘letër dashurie për vendin tim’, Dua ka treguar se si nisi gjithçka për themelimin e festivalit e deri tek dëshira e madhe për t’u rikthyer në vendlindje.
“Jam shumë e lumtur që festivali “Sunny Hill” do të rikthehet përsëri këtë vit në Prishtinë, Kosovë. Kur jetoja në Kosovë, nga mosha 11 deri në 15 vjeç, ëndërroja që një ditë të shikoja muzikantët e mi të preferuar të interpretonin live në qytetin tim, dhe kështu nga dëshira ime dhe e babit tim, lindi pikërisht festivali ynë. Jam jashtëzakonisht krenare për ekipin që na ndihmon me organizimin e festivalit tonë, veçanërisht pasi eventi i vjen në ndihmë edhe fondacionit tonë “Sunny Hill”, i cili mbështet organizata të ndryshme kosovare, veçanërisht ato në fushën e artit dhe të kulturës”, -shkroi Dua.