Rritja e kostos së jetesës u përhap në të gjithë globin në vitin 2022. Prandaj, rezultatet e anketës vjetore të Economist Intelligence Unit (EIU) që krahason koston e jetesës në qytete të ndryshme anembanë botës (Worldwide Cost of Living), nuk janë befasuese.
Konkluzioni i përgjithshëm i hulumtimit është se rritja mesatare e kostos së jetesës për vitin 2022, krahasuar me një vit më parë, është 8.1%.
“Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe politikat e Kinës me zero Covid kanë krijuar probleme në zinxhirin e furnizimit, i cili i kombinuar me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet në normat e monedhës kanë çuar në një rritje të kostos së jetesës në të gjithë botën”, ka thënë shefja e kërkimit në EIU, Upasana Dutt, në një deklaratë pas shpalljes së rezultateve.
Ajo shtoi se ky ndikim është i qartë, pasi rritja mesatare e çmimeve në 172 qytetet që janë studiuar në kërkim është më e madhja në 20 vitet që ka pasur të dhëna digjitale. Rritja e karburantit ka qenë e konsiderueshme (siç ishte vitin e kaluar), por gjithashtu ushqimi, shërbimet komunale dhe mallrat e tjera shtëpiake po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për banorët e qytetit.
10 qytetet më të shtrenjta në botë për Economist Intelligence Unit:
1- Nju Jork
2- Singapor
3- Tel Aviv
4- Hong Kong
5- Los Anxhelosi
6- Cyrih
7- Gjenevë
8- San Francisko
9- Paris
10- Kopenhagen