Jeni në kërkim të një pune dhe ende nuk e keni gjetur? Hidhini një sy këtij artikulli, i cili shpjegon disa nga arsyet se pse aplikimi juaj nuk po përzgjidhet.
Priza.al sjell të plotë arsyet të cilat mund të ndikojnë në mospunësimin tuaj:
Aplikim për punën e gabuar
Është e domosdoshme të pyesni veten nëse e doni vërtet punën për të cilën po aplikoni, pasi vetëm është mund të planifikoni saktësisht për karrierën tuaj.
Interesi i saktë mund t’ju japë një shans më tepër për t’u punësuar.
CV-ja juaj nuk përmbush kërkesat
Asnjëherë mos dërgoni një CV për të gjitha pozicionet e punës por bëjeni pak më specifike.
Është e nevojshme që punëmarrësi të kuptojë se si aftësitë tuaja do të plotësojnë nevojat përkatëse të një pune. Bëjani më të lehtë atij dhe jeni sa më shumë profesionistë.
Nuk përgatiteni për pyetjet e intervistës
Pamundësia për t’u përgjigjur saktë dhe vetëbesimi i ulët ndikon në performancën gjatë një interviste pune.
Ndoshta mund të keni një CV të pasur por nuk arrini t’u përgjigjeni pyetjeve me saktësi.