Ky nuk është një test pasi nuk ka përgjigje të sakta apo të gabuara.
Këto pyetjeje kanë për qëllim të reflekton se si silleni apo çfarë lloj seksi dëshironi.
Priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj 3 pyetjet e para që duhet t’ja bëni vetes para seksit:
Gjatë seksit, sa përqendroheni në atë që partneri mund të mendojë për ju?
Nëse përgjigjja juaj është “asnjëherë”, atëherë kjo është e duhura. Por shumë prej jush shqetësohen, a po e bëj mirë? A i pëlqen kjo partnerit tim? A më pëlqen mua?
Merrni frymë thellë dhe ngadalë dhe vendosni dorën mbi zemrën tuaj. Pra, pranoni se po i jepni vetes dashuri dhe shijojeni!
Pse bëni atë që bëni?
Të menduarit ngurtë gjatë seksit dëmtojnë marrëdhëniet tuaja dhe do ju bëjë të ngecni në atë “që duhet të jetë”, dhe do humbisni më të mirën. Ndaj, provoni të “thyeni” pak një nga rregullat tuaja. Ndihuni më të lirshëm!
Keni personalitet seksual?
Shumë gra kanë një personazh seksual, të cilin e kanë imagjinuar apo e kanë parë diku dhe e përjetojnë pa e kuptuar. Është pikërisht pra, koha e duhur për të kuptuar ccfarë duhet për t’u shfaqur si vetvetja. Kjo mund të duket e vështirë dhe e rrezikshme, por seksi i shkëlqyer shpesh kërkon një hap besimi.