Këto janë 5 ushqimet që ju ndihmojnë të përmirësoni frymëmarrjen tuaj

Nëse ju apo fëmijët tuaj, keni probleme me frymëmarrjen, mos nxitoni të blini të gjitha ilaçet që gjenden në farmaci, por që mund edhe të mos funksionojnë.

Në vend të tyre provoni disa nga këto ushqime të cilat mund ta përmirësojnë frymëmarrjen tuaj në mënyrë natyrale.

Molla

Një studim i ri britanik ka zbuluar se fëmijët që pinë të paktën 1 gotë me lëng molle në ditë kanë 50% më pak mundësi për të zhvilluar probleme me frymëmarrjen. Studimi zbuloi gjithashtu se nëse nëna konsumon 1 mollë në ditë gjatë shtatzanisë fëmija i saj do të ketë më pak mundësi të zhvillojë astmë më vonë gjatë jetës.

Vaji i ullirit

Përveçse fantastik për lëkurën dhe shëndetin e zemrës tuaj, vaji i ullirit mund të ndihmojë me parandalimin e problemeve që shkaktohen nga ndotja e ajrit. Një eksperiment i kryer nga “Environmental Protection Agency” zbuloi që konsumimi i vajit të ullirit ndikonte pozitivisht në filtrimin e ajrit që shkonte në mushkëritë tona.

Salmoni

Acidet yndyrore, Omega-3 që gjenden te salmoni janë antioksidantë shumë të fuqishëm që reduktojnë inflamacionin në mushkëri dhe luftojnë bakteret e dëmshme që mund të futen në rrugët e frymëmarrjes. Për këtë arsye konsumimi i rregullt i salmonit e përmirëson frymëmarrjen dhe shëndetin e mushkërive tuaja.

Çaj jeshil

Një filxhan i ngrohtë me çaj jeshil do ta ndihmojë trupin tuaj të qetësohet dhe të shërohet më shpejt. Por çaj jeshil mund të veprojë edhe si një antiastmatik natyral duke përmirësuar frymëmarrjen tuaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *