Shumë njerëz kujdesen të kenë gjithmonë në shtëpi ushqime që i rezistojnë kohës. Ka disa ushqime që mund t’i blejmë dhe mbajmë deri në konsumin e plotë pa u shqetësuar për afatin. Këto janë disa prej tyre që është mirë t’i mbani në kuzhinë.
Mjalti
Mund të ndryshojë pak ngjyrën dhe strukturën, por nëse mjalti është i mbyllur mirë në një kavanoz, ai nuk skadon kurrë.
Oriz
Orizi i bardhë mund të ruajë lëndët ushqyese deri në 30 vjet nëse ruhet në enë hermetike.
Kripë
Kur mbahet larg lagështisë është e “pavdekshme”.
Salcë soje
Nëse shishja që përmban salca e sojës nuk është hapur kurrë, atëherë ajo mbetet e pandryshuar.
Sheqeri
Sheqeri si mjalti kur ruhet në një enë të mbyllur hermetikisht nuk prishet kurrë.
Fasule
Nëse ato janë të mbrojtura nga insektet, atëherë fasulet nuk skadojnë.
Pije alkoolike
Nuk keni nevojë të nxitoni për të përfunduar shishen e uiskit që hapët dje me miqtë tuaj sepse alkooli nuk skadon.
Qumësht pluhur
Nëse është në një mjedis të freskët dhe me hije, qumështi pluhur mund të zgjasë deri në pesë vjet.