Shpeshherë ndodh që meshkujt në momentin që shfaqin më shumë interes ndaj një femre papritur, largohen prej saj pa ndonjë arsye konkrete.
Këto janë arsyet përse meshkujt tërhiqen nga femrat:
1- Ju nuk po i lini hapësirën e mjaftueshme
Në vend që të lejojnë lidhjen që t’i udhëheqë dhe gjithçka të ndodhë spontanisht, femrat merren me planifikimin e ditëve të përbashkëta, edhe pa e pyetur partnerin fare. Femrave ju duket që gjithçka vazhdon të jetë e njëjtë, por meshkujt e ndjejnë presionin e vazhdueshëm dhe i frikësohen këtyre lloj lidhjeve. Është e njëjtë sikur se zogun në fluturim ta fusësh menjëherë në kafaz.
2- Ai ka frikë se ju do e largoni nga miqtë
Meshkujt i duan miqtë e tyre! Një ndër gjërat që ata vlerësojnë është koha që kalojnë me ta ndaj dhe i tremben faktit që ju mund t’i ndani nga ata. Ajo çfarë ju duhet të bëni është ta lini atë të ketë miqtë e tij dhe gjithashtu tuajit gjithashtu. Kur ai kërkon të shoh ndeshje futbolli me shokët, lëreni atë! Në fakt ju duhet ta inkurajoni atë dhe ndërkohë të dilni me mikeshat tuaja dhe bëjani me dije edhe atij. Kështu ai do të jetë kurioz nëse ju jeni duke u kënaqur më shumë se ai ndaj ndoshta herë tjetër ai do të përfitojë të kalojë disa kohë shtesë me ju.
3- Ai ka frikë se nuk do të jetë në gjendje të dashurojë një femër tjetër, KURRË MË!
Kjo sigurisht nuk është diçka për të cilën meshkujt janë krenarë, ndonëse kjo është një tjetër e vërtetë e tyre! Ata gjithmonë synojnë të kenë sa më shumë femra në jetën e tyre dhe ndaj nëse ndjejnë se po bien ‘kokë e këmbë’ në dashuri me ju, ai mund të ketë një stepje. Kështu pika nr.3 cilësohet gjithashtu një tjetër arsye për largimin e disa meshkujve.
/Priza.al/