Çdo vajze që i pëlqen moda, shpenzon mjaft kohë në fillim të çdo sezoni duke kërkuar opsionet më praktike dhe elegante të veshjeve. Ajo bën lista, blen, provon dhe përfundon duke blerë ato produkte që lehtësojnë çdo mënyrë jetese. Në krye të përzgjedhjeve që bien në sy këtë sezon dimëror për prakticitetin dhe stilin e tyre janë çantat ‘croccbody’.
Po, ato janë tepër të gjithanshme, ndërkohë që nuk duhet të harrojmë se në të njëjtën kohë janë një nga aksesorët më të mirë që mund të transformojnë çdo ‘look’ tuajin. Stilistët e kanë kapur mesazhin dhe duke ditur se sa shumë e bëjnë jetën tonë të përditshme më të lehtë, sigurohen që të mbushin koleksionet e tyre me propozime dhe dizajne të reja që tërheqin menjëherë vëmendjen tonë.
Çantat që varen në qafë janë ndër aksesorët që zgjedhin stilistët dhe ‘fashionistet’ e rrugës. Por cilat janë më të preferuarat? Në vend të parë është Le Cagole nga ‘Balenciaga’. Në formën e një gjysmëhëne me pamjen e saj pak grunge, është çanta që dëshironi të vishni me gjithçka. Më pas janë Le Grand Bambino nga ‘Jacquemus’ dhe Loop mini intrecciato nga ‘Bottega Veneta’ si më të veçantat.