Këto janë deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, abstenoi ligjvënësi i LSI

Është zbardhur edhe mënyra e votimit të 140 deputetëve të Kuvendit të ri të Republikës së Shqipërisë për votëbesimin e qeverisë së re.

Rezulton se janë 9 deputetë që nuk kanë marrë pjesë në votim ndërsa 1 prej tyre, deputeti Agron Çela, i cili përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Shkodrës ka abstenuar.

Në votim nuk morën pjesë:

Sali Berisha,

Monika Kryemadhi,

Nustret Avdulla,

Vangjel Dule,

Shpëtim Idrizi,

Seladin Jakupllari,

Fatmir Mediu,

Flamur Noka,

Petrit Vasili

Erisa Xhixho.

Abstenim:

Agron Çela.

Qeveria Rama 3 ka marrë votëbesimin mëngjesin e sotëm ku 77 kartona jeshilë kanë mjaftuar që kabineti të nisë punën. Rama mori 77 vota pro, 55 kundër dhe 1 abstenim. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re do të betohen ditën e nesërme te Presidenti Ilir Meta, për të nisur më pas zyrtarisht edhe mandatin e tretë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *