Këto janë dietat më të dëmshme për të humbur peshë

Disa dieta që janë bërë “trendy”, në të vërtetë nuk janë të mira për shëndetin. Zbuloji cilat janë:

1-Supa me lakër

Supa me lakra, zakonisht është një dietë që praktikohet një javë dhe konsiston vetëm në ngrënien e lakrave të ziera (dhe pak perime të tjera) dhe shumë ujë: “Të jetosh vetëm me një supë lakre dhe disa ushqime të tjera specifike për një periudhë kohe të caktuar nuk është një mënyrë e shëndetshme për të humbur peshë”, – thotë Erin Palinski për Livestrong: “Perimet nuk kanë në përbërje të tyre shumë kalori dhe nëse organizmi nuk merr kaloritë e duhura, atëherë nuk e përballon dot “presionin” e dietës. Për më tepër, kjo lloj dietë të kufizon edhe nga marrja e proteinave apo yndyrave të shëndetshme për të cilat kemi gjithmonë nevojë.”

2-Lëngjet jeshile

Një tjetër dietë e shpejtë që konsiston vetëm në lëngje është ajo e lëngjeve të shtrydhura. Zakonisht, praktikohet nga tri ditë deri në tri javë, por praktikisht lëngu i frutave është i rrezikshëm. sipas CBS News, nuk i merr asnjëherë proteinat e mjaftueshme nga kjo lloj “diete” dhe merr po ashtu edhe shumë pak energji. Duke marrë parasysh që pi lëngje në ҫdo vakt.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *