Vajza në foto është Erisilda Abedini 22-vjeçe, banuese në Tiranë e cila mbeti viktimë e aksidentit tragjik që ndodhi tek Mbikalimi i Saukut.
Vajza në foto është Sikela Përroji, 23-vjeçarja e cila humbi jetën mbrëmjen e kaluar tek rrethrrotullimi pranë TEG.
Dy të rejat gjatë momentit të aksidentit ndodheshin në mjet me 20 vjeçarin Klevis Ruçaj, shoferi i “Audit” që shkaktoi aksidentin.
20-vjeçari po lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h. Ai ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.
Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhatat me senset të aksit Tiranë-Elbasan.
Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi mjetin “Honda” të familjes Kurti. Tre personat në mjetin tjetër janë jashtë rrezikut për jetën.