1.Dashi
Nëse Dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj, por në momentin e parë që ai nuk kontrollon veprimet e tij, me shumë mundësi do t’i nxjerrë të gjitha të palarat. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, Dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet.
2.Binjakët
Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.
3.Gaforrja
Mund të duken të paqta, të qeta, sikur dhe një mize kanë frikë t’i bëjnë keq. Por Gaforret janë thashethemexhie. Nëse një Gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe për ju. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e rradhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.
4.Peshorja
Peshorja nuk pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes, por kur i jepet rasti nuk e humbet këtë të fundit, dhe përpiqet të fitojë besimin e të tjerëve duke u dhënë shumë informacion.
/Priza.al/