Mesazhet që femrat i çojnë meshkujve sjellin ndonjëherë një reagim të rrezikshëm nga ana e këtyre të fundit, të cilët shpeshherë i keqkuptojnë gjërat.
Këto janë frazat tipike të femrave, që meshkujt i urrejnë, por që ndonjëherë nuk kanë asnjë qëllim të keq.
1.“Duhet të flasim”
Më shumë se një fjalë, është një kërcënim. Ai që e merr mesazhin e di që ka për të bërë një debat të gjatë,por nuk e di temën.
2.Procesi
Kjo kategori përfshin të gjitha mesazhet që kanë origjinën nga një pakënaqësi që keni ndaj partnerit. Disa shembuj? “E vërteta është se të kam dashur, po ti ke luajtur me ndjenjat e mia”, “E kupton që je sjellë shumë keq?”, “Uroj që një ditë të përjetosh atë që po ndjej unë tani”. I keni gabim! Në këtë rast ai do të jetë edhe më i bindur në gjestin e tij heroik.
3.Mos u dehni dhe të shkruani mesazhe
Ky është një rregull universal si për femrat dhe për meshkujt. Nëse jeni të dehur ju ndodh të dërgoni mesazhe pa lidhje, mesazhe me dedikim dashurie, por që të nesërmen kur pija do tu ketë dalë dhe t’i shihni nuk do të ndjeheshit mirë me veten.
/Priza.al/