Stomatologët këshillojnë se është mirë që të lani dhëmbët dy herë në ditë për të paktën dy minuta. Në mbrëmje këshillohet larja më e gjatë në mënyrë që fluori nga pasta e dhëmbëve të mund të funksionojë gjatë gjithë natës.
Gjithashtu pas larjes së dhëmbëve dhe pas ekzaminimit dentar duhet të shmangen disa ushqime dhe pije.
‘‘Është e rëndësishme të lani dhëmbët dhe të shmangni disa ushqime, si hudhra, përpara se të shkoni te dentisti. Gjithashtu, para ekzaminimit duhet të shmangni kafen, çajin, pijet e gazuara dhe verën e kuqe, sepse të gjitha ato mund t’ju njollosin dhëmbët,’’ sipas stomatologëve.
Përveç kësaj ata zbuluan se pas ekzaminimit dhe procesit të lustrimit të dhëmbëve, është e nevojshme të shmanget lëngu i portokallit, për shkak të aciditetit të tij, si dhe lëngjet e gazuara.
Megjithatë, theksojnë se larja e dhëmbëve pasi keni pirë lëng portokalli është gabimi më i madh, sepse në këtë mënyrë mund të humbasin minerale të rëndësishme dhe mund të ketë edhe pasoja estetike si humbja e shkëlqimit të dhëmbëve.
‘‘Ka një fazë, kur pini një pije acidike, kjo është ajo që ne e quajmë demineralizimi dhe kjo është faza në të cilën mineralet eliminohen nga dhëmbët. Pas kësaj, pështyma do të çonte në remineralizimin, kthimin e mineraleve në dhëmbë. Por nëse i lani dhëmbët përpara se të ndodhë faza e remineralizimit, do ta shmangni këtë fazë. Prandaj është mirë të prisni gjysmë ore deri në një orë pasi të keni konsumuar ushqime dhe pije acidike dhe më pas të lani dhëmbët”,- shpjegojnë ata.