Këto janë pyetjet që partneri yt s’i duron dot

Një pyetje krejtësisht e padëmshme që xhindosi partnerin tuaj kush e merr vesh përse? Mbase i keni drejtuar një nga pyetjet e ndaluara shkruar më poshtë:

1. Jemi të lidhur?

Askush nuk do t’ia bësh këtë pyetje, aq më tepër në fillimet e një njohjeje. Burrat stepen nga përkushtimi, janë si fëmijë, ndërsa gratë mendojnë më gjatë për dashurinë, martesën, lumturinë e përjetshme. Burrave u thuhet të jenë të fortë, të pavarur, që s’kanë nevojë për askënd, që s’duhet të qajnë, të jenë stoikë. Por në çdo lidhje është e rëndësishme që të jeni në të njëjtën gjatësi vale, prandaj kjo pyetje duhet bërë. Në vend të saj provoni të thoni ‘çfarë jemi ne?’ me ton të sigurt, pa u dukur negative apo nevojtare. Ti je e zonja e vetes dhe mund të bësh edhe pa të, por meqë s’ke kohë për të humbur, gjëra duhen bërë të qarta: ‘çfarë jemi ne?’

2. Si dukej ish-e dashura jote? Ishte e mirë?

Apo edhe më keq ‘më e mirë se unë?’. Është normale që të jeni kurioze, por ai mund të ndihet i tensionuar, mbi të gjitha nëse lidhja e tij e mëparshme ishte serioze. Sipas eskpertëve të lidhjeve, tema të tilla duhen shmangur, por tregohuni të zgjuara dhe merrni informacion në mënyra të tjera. P.sh ti e di që ata të dy kanë qenë me pushime bashkë në Itali, pyete rreth Italisë dhe kulturës atje, kështu ai do nxjerrë informacione rreth të shkuarës së tij dhe me shpresë ti nuk do ndihesh keq kur t’i rikujtosh vetes që ai ka patur një jetë para teje.

3. Kur do t’i takoj prindërit e tu?

Kjo pyetje është delikate, mbi të gjitha në varësi të marrëdhënies që partneri juaj ka me prindërit. Nëse ata nuk kanë patur një marrëdhënie fort të mirë, mos prit t’i takosh prindërit e tij së shpejti. Nëse marrëdhënia e tyre është e afërt, thuajse shoqërore, atëherë mund të presësh t’i takosh. Por prezantoje fillimisht me të tutë, kështu edhe ai e kupton që momenti ka ardhur.

4.Ku na sheh pas pesë vitesh?

Kjo s’është një pyetje që duhet t’ia bësh partnerit sepse është shumë tensionuese, por nëse jeni në një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar do të vijë momenti që ta bëni. Por rifrazojeni pak si pyetje. Pyeteni për synimet e tij në jetë, ku do të jetojë, çfarë plani ka në lidhje me karrierën. Kjo është një mënyrë e mirë për të zbuluar planet e tij në jetë dhe nëse bën pjesë edhe ti aty.

5. Çfarë do të hash/bësh sot në darkë?

Kjo pyetje është kaq e thjeshtë, por ju e dini që ndonjëherë mund të hapë debat pa shkas. Kjo sepse partneri është lodhur në punë dhe nuk mund të vendosë, sepse është shumë i ngarkuar mendërisht. Për ta bërë më të thjeshtë, ndajini detyrat. Një javë e zgjedh ti çfarë do hani apo çfarë aktivitetesh do zhvilloni, javën tjetër partneri.

 

 

Burimi: Cosmopolitan

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *