Nëse një partner vendos të largohet ajo që ju ngelet të bëni është t’i uroni atij një jetë të lumtur. Kjo sepse arsyeja pse një burrë largohet, lidhet me faktin se ju si gra jeni gjithmonë të njëjta por edhe sepse kjo është natyra e një burri.
Nëse mendoni se bashkëshorti/partneri juaj nuk mund të jetojë pa ju, prisni. Do ta shihni sa shpejt dhe lehtë do të mësohet me lirinë dhe pavarësinë. Nëse bashkëshorti juaj vendos të largohet, mos bëni asnjë veprim për ta mbajtur me zor atë. As me ndonjë mënyrë si xhelozi, para, shtatzënia por as me kërcënim për jetën. Në momentin që ai dëshiron të largohet, thjesht ai do të ikë. Nuk ka aspak rëndësi në mënyrën se si do visheni, do grimoheni. Zakonisht ndodh që një mashkull të pyesë se çfarë do ta shqetësojë ju si grua, kjo si një mënyrë që të largohet. Por duhet të kuptosh diçka, çfarëdo që të bësh, nuk mund ta ndalosh të largohet.
Por ka një shenjë që si një mënyrë që burri juaj po ju ikën prej duarsh, nëse burri juaj dëshiron që ju të dilni çdo ditë, të visheni dhe të jeni aktiv në shoqëri, dhe ju jeni të tillë, kjo është një shenjë se ai dëshiron të ikë prej jush. Në këtë moment nuk ia vlen të ndryshoni, po përpiqeni të përmbushni pritjet e tij. Thjesht, filloni një jetë të re, sepse së shpejti martesës suaj do t’i vijë fundi.