1-Frutat
Ato janë padiskutim të shëndetshme por nëse i konsumoni për mëngjes dhe dëshironi të ndiheni të ngopur duhet ti shoqëroni me diçka tjetër, si psh vezë.
2-Sushi
Është shumë e vështirë të ndiheni të ngopur me sushi edhe pse ajo copa e vogël mban rreth 500 kalori .
3-Salca
Në qoftë se në vaktin tuaj ka sallatë çesar, makarona me pesto ose salcë barbecue, atëherë ju do të hani më shumë seç e kishit menduar.
4-Sallata
Nuk duhet ndaluar së ngrëni sallata, por përbërësit e saj duhet të jenë të ushqyeshëm. Si psh zarzavatet mund ti shoqërojmë me mish pule, salmon.
5-Smoothie me fruta jeshil
Patjetër që smoothie me frutat si kivi është shumë i ushqyeshëm për trupin e njeriut. Por nëse doni të ndiheni të ngopur kjo nuk eshtë pija e duhur.
6-Drithëra
Edhe pse drithërat janë shumë të shëndetshme, ato nuk do të të mbajnë të ngopur për shumë kohë pasi nuk përmbajnë shumë ujë dhe nga studimet e shumta ushqimet me përmbajtje uji të mbajnë më shumë.
7-Kos
Kosi duket si ushqimi më i mirë për t’u konsumuar në mëngjes. Me anë të kosit merr proteina, kalçium dhe sulmon bakteriet në trupin e njeriut. Por në qoftë se duhet të ndiheni të ngopur shoqëroheni me mjalt ose sheqer.
8-Verë
Patjetër një gotë me verë shijon gjatë ngrënies së një vakti. Por duhet zgjedhur ushqimi që do konsumoni dhe më pas sa gota verë duhet për të shoqëruar për të mos u ndier të pangopur në fund të vaktit.
/Priza.al/