Pas asaj që ka qenë një tjetër vit i vështirë i mbuluar nga pasiguria, shumë do të shpresojnë se viti 2022 do të jetë ndryshe.
Sipas medieve të huaja, festimet e Vitit të Ri ka gjasa të jenë pak më të heshtura këtë vit mes shqetësimeve për përhapjen e variantit Omicron të COVID-19.
Por kush do të jetë i pari që do ta presë vitin 2022? Cili është shteti i parë në botë që feston Vitin e Ri?
Vendi ose vendet e para në botë që shënojnë Vitin e Ri janë në fakt vendet e vogla ishullore të Paqësorit, Tonga, Samoa dhe Kiribati/Ishulli i Krishtlindjeve.
Ata hynë në vitin e ri në orën 10:00 GMT (Koha Mesatare e Greenwich-it).
Pas tyre ishte dhe Zelanda e Re, e cila përshëndeti 2022-shin rreth orës 10:15 GMT.
/Priza.al/