“Këto këpucë që po i shkel bëjnë 800 euro”/ Debati i ashpër Antonela-Monika në BBV

Big Brother VIP është kthyer në një nga formatet më të diskutuara në trojet shqiptare.
Debatet, ngacmimet e lojërat ndërmjet nuk mungojnë, gjersa vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi ka qenë Antonela Berisha dhe Monika Lubonja që janë përfshirë në një debat të ashpër për shkak të një palë këpucëve.

Ka qenë aktorja që ia ka shkelur pa dashje këpucët Berishës, gjersa ish-konkurrentja e “Përputhen” i është kthyer: “Monikë më fal, bëjnë 800 euro këto këpucë që po i shkel me këmbë”.

“Jo nuk i shkela, i shtyva me këmbë”, u përgjigj Lubonja.

“Po e them se e kam bezdi, më duhet ose me mbyll gojën ose që të dalë prej shtëpisë që të jenë në rregull të gjithë”, vazhdoi më tej Berisha.

Antonela momentalisht po konsiderohet si një nga banoret më pak të preferuara të publikut.

Ajo këtë javë është pretendente për t’u larguar nga spektakli i Big Brother VIP.

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *