Çdo ditë shpenzoni kohë dhe përdorni të gjitha aftësitë tuaja për të modeluar flokët me ndihmën e pjasterës për të arritur modelin perfekt të flokëve, të kuruara deri në detaj. Teksa jashtë po bie shi, mund të pendoheni që keni harxhuar kohë dhe energji, zhgënjimi zbeh fytyrën tuaj, sepse e dini që flokët tuaja do lagen nga shiu dhe lagështia.
Por mos lejoni që era dhe shiu t’ju prishin flokët , përkundrazi provoni një nga këto modele të thjeshta në shtëpi dhe do të dukeni përrallore edhe nëse jashtë po bie shumë shi. Edhe me flokët tuaj mbledhur, do të dukeni perfekte për çdo rast ashtu si për të dalë me miqtë, për të shkuar në punë ose për të marrë pjesë në një event. Ja disa prej tyre: