Disa shenja të horoskopit mund të besojnë në miqësinë e përjetshme dhe faktin se do të mund t’i kenë përgjithmonë në jetën e tyre miqtë që kanë bërë që në kopshtin e fëmijëve, por jo të gjithë e ndajnë këtë pikëpamje. Ka edhe shenja që mendojnë se gjithçka është e përkohshme në jetë, po ashtu edhe miqtë. Le të shohim se për cilat shenja po flasim dhe t’i analizojmë ato:
BINJAKËT
PESHORJA
Nga ana tjetër, Peshorja është shumë e ngjashme me Binjakët në këtë drejtim. Ai ka shumë të njohur në jetën e tij, por pak miq të vërtetë. Njerëzit që janë pranë tij dhe me të cilët ai do të hapet e do të flasë dhe do t’i konsiderojë si miq të ngushtë, janë të paktë. Gjëja e Peshores është kjo. Për shkak se është i shoqërueshëm dhe përgjithësisht i lidhur me partnerin e tij, mjaft shpesh kur dashurohet dhe… futet në telashe, shkëputet nga shoqëria dhe ia kushton kohën partneres. Ai e konsideron këtë normale dhe pret që miqtë e tij të bëjnë të njëjtën gjë me të. Ai beson se sa të jenë bakuria do të jenë edhe të afërt, por si të martuar është e natyrshme që të humbasin dhe të largohen.
PESHQIT
Peshqit përsëri janë një rast krejtësisht i veçantë nga dy të tjerët. Për të gjithçka është çështje… tradhtie. Dhe ne do të shpjegojmë se çfarë nënkuptojmë. Në jetën e tij, Peshqit marrin përgjithmonë rolin e viktimës dhe kanë një fobi që të gjithë do të heqin dorë nga ai dhe do ta tradhtojnë. Ndaj edhe në grupet që bën ai e di që sado të mirë të jenë tani, sado të afërt të jenë, do të vijë ky moment që do ta braktisin dhe do ta tradhtojnë. Ai beson se kjo është e pashmangshme.