KFOR-i do të pakësohet? Kroacia nis ushtrinë drejt Kosovës, fillon dhe montimi i kampeve

Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi nisjen drejt Kosovës të një njësie me 130 ushtarë kroatë, në mesin e të cilëve janë edhe gjashtë gra, të cilët do t`i bashkohen forcave të KFOR-it.

Ata do të nisen në Kosovë me një ceremoni e cila do të mbahet në kazermën 132 “Brigada e Ushtrisë Kroate” në Nasice.

Ky është kontigjenti i 36-të me ushtarë kroatë që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë në një mision paqeruajtës. Në ceremoni merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Mario Banozic.

Croatian army erecting medical tent camp outside Zagreb hospital | Croatia Week

22 vjet më parë 55.000 trupa të NATO-s u dislokuan në Kosovë.

Përmirësimi i sigurisë në terren ka çuar në zvogëlim progresiv të KFOR-it nga ajo shifër ne vitin 1999 në rreth 3500 trupa tani, por gjithsesi misioni i NATO-s duket se do të jetë i pranishëm gjatë në Kosovë.

Ushtarët nga njëzet e shtatë shtete, përbëjnë një forcë të fortë, të besueshme dhe parandaluese, të cilët shfaqin të njëjtën frymë, angazhim dhe entuziazëm, si pararendësit e tyre, pati deklaruar Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Italian Michele Risi.

Sipas tij, misioni i mbetet i pandryshuar ndërsa KFOR-i mbetet një faktor i domosdoshëm i stabilizimit për të ardhmen e Kosovës dhe për sigurinë rajonale.

Top Channel/ Kroacia nis ushtarët në Kosovë, shtohen forcat e KFOR-it! - YouTube

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *