KFOR-i patrullon në kushte ekstreme në bjeshkët e Istogut

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR po vazhdon me aktivitetet e tij patrulluese në terren gjithandej vendit.

“Batalioni i Komandës Rajonale Perëndim me ushtarë italianë zhvilloi një sërë aktivitetesh patrulluese dhe mbikëqyrëse në bjeshkët e Komunë së Istogut. Aktivitetet u zhvilluan në kushte ekstreme për shkak të temperaturave të ulëta dhe dëborës në terren ku operonin ushtarët italianë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në facebook.

KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *