Nuk dihet nëse janë duke nisur një romancë mirëpo një foto ka bërë xhiron e rrjetit. Khloe Kardashian është parë shumë pranë aktorit të filmi “365 Days”, Michele Morrone.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ishte e pranishme në Javën e Modës në Milano këtë fundjavë me nënën e saj Kris Jenner dhe mbesat e nipërit, për të parë sfilatën e motrës së saj Kim Kardashian me ‘Dolce&Gabbana’ në festimin e partneritetit të saj me markën luksoze të modës.
Teksa Kim ishte në skenë, Khloe ishte e zënë duke shkaktuar një ‘zhurmë’ në prapaskenë, nën praninë e aktorit italian. Në një foto të bërë publike, Michele dhe Khloe shihen shumë pranë njëri-tjetrit.
Fotoja ka sjellë reagime të shumta nga fansat, duke shpresuar se Khloe ka gjetur një partner të ri, pas ndarjes nga Tristan Thompson. “Khloe Kardashian dhe Michele Morrone (Massimo) është një dyshe që kurrë nuk e dija se do të bëheshin bashkë”,- komentoi i emocionuar një fans.
“Khloe Kardashian dhe Michele Morrone një dyshe që nuk e kisha menduar kurrë”,- tha një tjetër. Khloe është duke kaluar një periudhë të vështirë, pasi mësoi se partneri i saj dhe babai i dy fëmijëve, e tradhëtoi sërish.