Khloe Kardashian tregon frikën ndaj kancerit të lëkurës, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Khloe Kardashian sapo zbuloi frikën e saj nga kanceri i lëkurës i cili rezultoi në heqjen e një tumori nga fytyra e saj. Khloe foli për këtë temë nëpërmjet postimeve në ‘InstaStory’ duke thënë se ajo shkoi te mjeku për një biopsi pasi prej 7 muajsh vuri re një gungë të vogël në fytyrën e saj.

Së pari, Khloe tha se një dermatolog ekzaminoi fytyrën e saj dhe më pas ajo bëri dy biopsi. Më tej, mjekët i thanë se kishte nevojë për një operacion të menjëhershëm për të hequr një tumor nga fytyra e saj. Khloe thotë se Dr. Garth Fisher kreu operacionin dhe tashmë gjithçka po shkon mirë.

Burime të afërta me Khloe, thanë për ‘TMZ’ se biopsia e parë zbuloi melanomën dhe doktorët nuk mund t’i besonin rezultateve, kështu që u krye një biopsi e dytë. TMZ shkruan se pasi u hoq tumori u testua dhe melanoma prekanceroze.

Khloe thotë se po ndan frikën e saj nga kanceri për të inkurajuar njerëzit që të kontrollojnë shpesh lëkurën e tyre, duke theksuar se ajo përdor gjithmonë krem ​​kundër diellit dhe sërish ju shfaq problemi me lëkurën.

Burimet për ‘TMZ’ thonë se nëse Khloe nuk do ta kontrollonte fytyrën e saj, tumori mund të kthehej në kancer të plotë, megjithëse është e pamundur të parashikohet se kur do të kishte ndodhur.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *