Moderatorja e njohur Kiara Tito ka rënë pre e telefonatës “kurth”. Ajo ka marrë ditën e sotme një telefonatë ku i kërkohet të bashkëpunojë për një revistë me Efin dhe me Olta Gixharin.
Moderatorja përgjigjet e prerë me “Jo”, derisa njihet me pagesën prej 20 mijë eurosh, ku ndryshon mendim duke thënë se do e diskutojë me menaxherin.
E njëjta ofertë iu komunikua edhe për opinionisten Zhaklin Lekatari, por në këtë rast paratë nuk e joshën dhe moderatorja ishte e prerë se nuk ka një bashkëpunim mes tyre.
Më pas Kiarës i zbulohet se e gjitha ishte një lojë, e cila e priti me shumë sportivitet.