Kiara Tito është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP2” me një sjellje shumë ndryshe. Të paktën kështu e kanë komentuar thuajse pjesa më e madhe e banorëve, të cilët e kanë konsideruar dhe ‘sjellje arrogante’.
Personit që i pëlqen ky ndryshim i moderatores është sigurisht Luiz Ejlli, me të cilin qëndron shumë pranë, ndryshe nga para se të eliminohej nga BB VIP.
Nëse më përpara nuk e duronte dot gërhimën e këngëtarit, sapo i rikthye ajo vendosi që të bashkonte dy krevate dhe të flinin bashkë. E sigurisht që nuk mungojnë as puthjet e përqafimet nën çarçafë.
Madje duket se këtë situatë nuk e durojnë banorët. Së fundmi, teksa Luizi dhe Kiara ishin të shtrirë në krevat dhe të mbuluar tërësisht, Qetsori është çuar nga krevati i tij.