Mëngjesi i sotëm nisi jo mirë për çiftin Kiara-Luiz. Moderatorja, u zgjua nga gjumi, shkoi në tualet e më pas u largua sërish në dhomën e gjumit. Edhe pse aty pranë ishte Luizi, ajo nuk tentoi as t’i fliste, madje as një ‘mirmëngjesi’ nuk i tha. Ky veprim e habiti shumë Luizin.
‘Do shtrihem prapë’- i thotë Kiara, Valbonës.
‘A kaq i padukshëm të dukem sa as mirmëngjesi nuk më thu? Ç’pati mo?’-reagon Luizi, duke e parë gjatë gjithë kohës Kiarën e cila largohet.
Mërzia e Kiarës nisi që një natë më parë në dhomën e gjumit. Ajo nuk e lejoi Luizin që të shtrihej pranë saj, duke i thënë vetëm: ‘Nuk e kupton se çfarë kam? Ti çohesh ikën.’-i tha mbrëmë Luizit.
Nuk dihet se si do të vijojë raporti mes tyre, e nëse do jetë sërish Luizi ai që do i shkojë pas për të rregulluar marrëdhënien.