Kiara e thotë troç: Nëse Luizi ikën, unë do rri (VIDEO)

Luizi gjithmonë është shprehur se nëse del Kiara, ai do të dalë bashkë me të, mirëpo moderatorja nuk do të bënte të njëjtën gjë nëse ndodh e kundërta.

E pyetur nga Olta se si do të vepronte nëse Luizi do dilte para saj, Kiara ka thënë se ajo do të vazhdonte rrugëtimin e saj.

Moderatorja ka shtuar se ka dëshirë të qëndrojë dhe se kur nuk e arrin një qëllim që i vë vetes, bëhet shumë keq.

Ajo nuk e shikon veten si lojtare të dobët vetëm se ndonjëherë rri në qetësinë e saj.

Më tej Kiara ka treguar se është “bricjap” në horoskop dhe ka thënë se shenja e saj nuk dorëzohet lehtë.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *