Ish banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, moderatorja Kiara Tito ka hapur dhe ka marrë në administrim instagramin e ri të Luiz Ejllit. Mirëpo kjo nuk është pritur aspak mirë nga familjarët dhe miqtë e Luizit.
Që nga hyrja në BBVA, Luiz Ejlli ka mbledhur një numër të madh të ndjekësve në Instagram, të cilin tha se e kishte hapur shoqja e tij Jurgena. Mirëpo kjo llogari kaloi në administrimin e motrës së Luzit, e cila i vendosi emrin e saj në instagramin e vëllait.
Por pas deklaratës së Luzit nga shtëpia e Big Brother, për të mbyllur të gjitha llogaritë në emër të tij, Kiara Tito e cila ka vetëm pak kohë që ka lënë për herë të dytë shtëpinë ka hapur një faqe të re instagrami në emër të Luzit. Nëpërmjet një postimi, ajo njoftoi fansat për profilin e ri të këngëtarit pas mbylljes së faqes së tij të mëparshme që kaloi më shumë se 650 mijë ndjekës.
Kur të gjithë prisnin një takim mes nënës së Luizit dhe moderatores, pas propozimit për martesë që u bë përpara miliona shqiptarëve, kunati i këngëtarit ka dalë kundër veprimeve të Kiarës. Teksa Instagrami për Luizin numëron më shumë se 210 mijë ndjekës në pak orë, kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri ka bërë një reagim kundër në rrjetet sociale.
Sipas tij duhet të ishte pritur dalja e Luizit për hapjen e profilit, gjë e cila nuk është menduar njësoj nga Kiara, për ta përdorur edhe si një kanal mbështetje për këngëtarin kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga finalja e madhe e 6 Majit.
Çfarë shkruan kunati i Luizit?
“Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë Instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato Instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”
Nga ana tjetër profili i hapur nga Kiara numëron deri tani 205 mijë ndjekës dhe rritet me ritme të frikshme orë pas ore. Atij i është dhënë mbështetje e madhe dhe nga personazhe të njohur, përfshirë reperin Noizy dhe Emina Cunmulaj, të cilët kanë shpërndarë profilin dhe kanë bërë thirrje për ndjekjen e tij.
Qëllimi i Kiarës dhe miqve të Luizit është që deri në 6 Maj profili i Luizit të ketë 1 milion ndjekës, por se sa do të arrihet kjo mbetet për t’u parë. Ajo që vlen të theksohet është fakti se faqja e parë që numëronte më shumë se 600 mijë ndjekës duket se është mbyllur përfundimisht.