Kiara i dërgon dron, Luizi merr mesazhin nga jashtë

Luizi ka marrë dje një suprizë të bukur nga partnerja e tij Kiara. Moderatorja i dërgoi një dron ku në pankartë shkruhej “Të kam zemër, të dua, Kiara” dhe një foto e çiftit nga dasma e bërë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Për t’i treguar që vazhdon ta mbështesë, Kiara i ka dërguar ditën e sotëm një dron këngëtarit. Në të shkruhej “të kam zemër, të dua”, teksa në sfond ishte fotoja e puthjes së tyre të parë, ajo gjatë dasmës.

Ai është lumturuar shumë nga ky gjest, teksa i ka dërguar puthje dhe përqafime nga larg moderatores.

Rikujtojmë se, Luizi i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e ‘Big Brother’. Duket se ai e ka marrë këtë mesazh nëpërmjet dronit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *