Luizi dhe Kiara janë çifti më i komentuar i “Big Brother VIP” i këtij edicioni të dytë, që ndiqen 24/24 dhe na dhurojnë show dhe emocione të bukura e na ka përfshirë të gjithëve në ‘përrallën e tyre’.
Ishte Luizi ai që nuk pranoi të dorëzohet, por luftoi për vëmendjen dhe dashurinë e Kiarës, e cila më në fund arriti t’i dhurojë puthjen e parë dhe pak a shumë, ta quajnë “lidhje”.
Megjithëse përpiqen t’i fshihen banorëve në intimitetin e tyre, ata nuk i fshihen dot kamerave të shtëpisë e publikut.
Kiara është më e tërhequr në shprehjen e ndjenjave të saj, ndërsa mbrëmë gjeti mënyrën më “funny” t’i thotë Luizit se e pëlqen dhe ka ndjenja për të.
Teksa qëndronin të përqafuar në shtrat, fytyrë më fytyrë, Luizi i thoshte partneres së tij se nuk ngopej dot me praninë e saj. Ndërsa Kiara ia ktheu:
“Sa inat më vjen që kam filluar të të pëlqej kaq shumë”- gjë që e lumturoi por edhe e bëri të qeshë Luizin.
Me shaka, ai ia ktheu:
“Të më pëlqesh në debat?”
Luizi e pyet nëse Kiara e kishte fjalën për pëlqim apo ndjenjë, ndërsa Kiara e kapur “mat” refuzoi të përgjigjet por filloi të buzëqeshë, duke i lënë të kuptohet se kanë nisur ndjenjat.