Gjatë prime-t të shkuar, Nita ka pasur një debat të ashpër me Luizin. Ky i fundit u shpreh se nuk e nominonte për shkak të sëmundjes së saj. Nita është ndjerë e ofenduar nga kjo gjë dhe e ka vazhduar diskutimin gjatë mbrëmjes së djeshme.
Luizi i tha se ishte vetë ajo që e pyeti përse nuk e nominon, ndaj dha përgjigjen e tij.
Por sipas Nitës, Luizi e përdor këtë gjë për qëllimet e lojës së tij.
Më pas Kiara i është drejtuar Nitës duke i thënë se po viktimizohet duke përdorur këtë situatë.
Rikujtojmë se, që pas Prime-t një tjetër konkurrent ka debatuar me Nitën. Ronaldo i është shprehur asaj dhe vajzave të tjera se: “Po hani bukën kot”.
Nita nga ana tjetër, zgjodhi ta injorojë dhe duke qeshur hante tortë teksa shihte Ronaldon.
Gjithashtu, pasi Ronaldo i hodhi miell në kokë Nitës, ajo u revoltua dhe diskutoi gjatë me të, madje duke ironizuar se që pas rifutjes atij i duhej një darkë që do ta ndihmonte të ndihej më i qetë. Moderatori u ndje i ofenduar dhe i tha se: “Nuk vuaj nga probleme psikike, e nëse do kisha nevojë për psikolog, këtë do e mundësonte Vëllai i Madh”.