Kiara konfirmon: Në finalen e BBV do të ketë dasmë

Moderatorja Kiara Tito ka konfirmuar atë që përflitej në rrjet, duke thënë se natën finale të spektaklit Big Brother VIP do të celebrohet me Luiz Ejllin.

“Do të ndodhë një celebrim në natën finale, jam shumë e emocionuar. Do ia lëmë pak magjinë asaj nate. Nuk do t’i themi të gjitha. Dëshmitare do të kem tezen time që është njeriu më i rëndësishëm. E kam motër, e kam familje, e kam gjithçka” – tha ish-banorja në Fun Club.

Por, a e ka gjetur fustanin e bardhë për natën e paharrueshme?

“Kam provuar disa fustane. Kam thënë që dua një fustan të gjatë, por kam ndryshuar mendim. Ndoshta do të vij me diçka krejt tjetër”, përgjigjet moderatorja duke zbuluar edhe takimin që ka pasur këto ditë me nënën e Luizit.

“E kam takuar. Është një zonjë shumë fisnike, shumë e mirë, ma hoqi pak mallin e Luizit. Nuk gënjente kur thoshte që jemi i njëjti tip”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *