Kiara sqaron si qëndron e vërteta me lidhjen e biznesmenit të njohur

Në informacionin që iu transmetua prime-n e kaluar Kiara Titos ishte një lajm për Butrint Imerin dhe një tjetër për Roni Kokën, i cili është përfolur si i dashuri i moderatores. Këto informacione iu dhanë Kiarës si avantazh duke qenë se ka qenë liderja e shtëpisë gjatë javës që lamë pas.

Luizi është shprehur se atij i intereson vetëm pjesa pas 24 dhjetorit, ku u njohën bashkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ja kam thënë dhe Kiarës. Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 Dhjetor e këtej, se ça ka ndodhur më përpara…ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka.

Por, në mbrëmje ‘Vëllai i Madh’, me rastin e 8 marsit ka përgatitur një festë për gocat e “BBVA”, ku kanë pasur edhe disa dënime me pyetje. Kiara është shprehur se shumë lidhje të moderatores nëpër portale janë thashetheme. Moderatorja tregon se thjesht ka dalë në një darkë dhe se e ka pjesë të shoqërisë, ndërkohë që Luizi e dëgjonte me vëmendje nga larg.

https://www.tiktok.com/@shqipet_london11/video/7208291293531884805

“Kemi dal vetëm një herë, por asgjë më shumë, ngeli e gjitha aty”,- tha ndër të tjera Kiara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *