“Kiara tashmë po vuan karmën”/ Miku i Dea Mishel komenton situatën në BBV

Spektaklit të Big Brother po i vjen fundi dhe dinamikat në shtëpi vijojnë të bëhen më të “nxehta”. Të ftuar së fundmi në një emision, shoku i Deas Djamant Sala dhe gazetarja Klotida Harka kanë komentuar situatat në shtëpi.

“Mendoj se të katërt bënë gabim që u kthyen brenda, se tashmë i kishin humbur shumë situata në shtëpi. Nga të gjithë banorët e rihyrë mendoj se në finale mund të shkojë Efi. Në lidhje me finalistët mendoj se do të jenë: Luizi, Efi, Dea dhe Kristi.

Për sa i përket lojës së Deas do i thoja që ta shijojë pak më shumë dhe mos t’i marrë aq personale situatat, sepse e shoh shpesh nëpër cepa të shtëpisë të mërzitur”, u shpreh miku i saj.

Gazetarja Klotida Harka, foli në lidhje me debatet e krijuara mes Kiarës, Efit dhe Luizit. Ajo tha se tashmë Kiara po vuan karmën, pasojat e veprimeve të saj në fillim të marrëdhënies me Luizin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *