Vëllai i Madh u ka organizuar banorëve mbrëmë një ‘Pyjama Party’ dhe lojëra të ndryshme, ku janë argëtuar shumë.
Në dhomën e ndjenjës ishte e vendosur një rulotë, në të cilën ishin disa dënime mjaft pikante. Nëse banorët vendosnin që të mos bënin dënimin që iu binte, atëherë do të pinin shots.
Kiara Titos i ranë dënime të ndryshme, por një ndër to ishte që të puthte në buzë një banor në të djathtën e saj. Ajo kishte Kristi Aliajn dhe Luiz Ejllin.
Moderatorja sigurisht që shkoi dhe puthi Luizin, por Kristi menjëherë ia pret: “Isha unë në fakt”. Këngëtari e dëgjoi dhe i kthehet: “Po Krist, p*rdh, p*rdh”.
Kujtojmë se Kiarën e ka puthur në buzë edhe Nita Latifi, teksa kësaj të fundit i ra dënimi që të puthte një banore. Moderatorja ishte ulur në prehër të Luizit dhe kur i ra kjo sfidë Nitës ai i tha: “Hajde puthe Kiarën”.