Lart e poshtë po përflitet se këngëtarja e njohur Kida ka nisur një lidhje dashurie me futbollistin shqiptar Valon Berisha.
Shkak u bënë disa postime në rrjete sociale të shoqëruara me emoji zemre. Për më tepër, Valoni ishte i ftuar në emisionin ‘Robi plaket kur don vet’, ku ka folur për angazhimet e tij personale dhe profesionale.
Madje gjatë intervistës ai shprehu hapur pëlqimin e tij për Kidën. Kur u pyet se cilën nga këngëtaret shqiptare pëlqen dhe do e çonte në shtëpi, ai përmendi emrin e Kidës. Futbollisti nuk e fshehu fare pëlqimin për këngëtaren dhe kaq mjaftoi që të gjithë të dyshonin për një romancë.
Mirëpo, burime kanë treguar se lajmet e lidhjes së tyre s’janë të vërteta dhe mes Kidës e Valonit s’ka asgjë më shumë sesa miqësi.
Kujtojmë se deri më sot Kida nuk ka pasur ndonjë lidhje publike, pasi ka preferuar që të përqendrohet e gjithë fama e saj vetëm tek muzika.
/Priza.al/