Kiev për AIEA: Jo “bomba të pista”, ejani në termocentrale

 

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i kërkoi kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (Aiea) Rafael Grossi të dërgojë ekspertë në centralet bërthamore të Ukrainës për të mohuar pretendimet ruse se Ukraina synon të përdorë një “bombë të pistë”. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kuleba përmes një postimi në Twitter, duke shtuar: “Nuk kemi asgjë për të fshehur”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se vetëm Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Evropë, pas akuzave të ministrit rus të mbrojtjes se Ukraina po përgatitet të përdorë një “bombë të pistë” në territorin e saj. Zelenskiy theksoi se Rusia po përdor “shantazh bërthamor” në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, “municione fosfori” dhe “mina të ndaluara kundër personelit kundër infrastrukturës civile”.

Por Rusia tha se ka “informacione konkrete dhe të verifikuara dyfish për provokimin e mundshëm të përdorimit të një bombe të pistë nga ukrainasit, këto nuk janë akuza të pabaza”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *