Shpërthime në bregun e majtë të lumit Dnipro në lagjen Desnyan të Kievit. “Të gjitha shërbimet po mbërrijnë në vend,” tha kryebashkiaku i kryeqytetit Vitaly Klitschko. Sipas banorëve, të paktën tre shpërthime janë dëgjuar, sipas mediave ukrainase.
Administrata ushtarake e Kievit tha se sistemet e mbrojtjes ajrore po funksionojnë, një raketë u rrëzua në Bucha. Guvernatori i Oblastit të Kievit, Oleksiy Kuleba tha se Rusia “po sulmonte masivisht Ukrainën”.