Kim apel të fortë votuesve: Mos e shisni votën! Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë një apel të fortë. Kësaj here mesazhi nuk është për partitë politike, por për votuesit. Ajo u bën thirrje që të mos e shesin votën në këto zgjedhje, pasi nëpërmjet saj vuloset e ardhmja e çdo individi.

“Mos e shitni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm JU duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, shkruan Kim në twitter.

Ky apel nga ambasadorja Kim vjen pasi ka rishpërndarë statusin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ai i ftoi qytetarët të denoncojnë dhe raportojnë çdo rast korruptiv të shitblerjes së votës në 25 prill.

Më herët, Kim ka paralajmëruar partitë politike duke thënë se do të jenë ata përgjegjësit kryesor për çdo parregullsi që mund të shkaktohen ditën e zgjedhjeve dhe se SHBA-ja do të marrë masa kundrejt tyre.

Dënimet që parashikohen për Krimet Zgjedhore

-Shitja dhe blerja e votës dënohet me 1-5 vite burg

-Fotografimi i votës dënohet nga 3 muaj deri në 3 vite burg

-Votimi familjar apo i  dyfishtë dënohet nga 1 deri në 3 vite burg

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *