Kim dhe Kanye ribashkohen? Detaji që qarkullon në media i bëri të gjithë të dyshojnë

Procesi gjyqësor i Kim Kardashian dhe Kanye West tashmë është lënë pezull dhe kjo ka bërë që të gjithë fansat të dyshojnë për një rikthim të çiftit.

Sipas “The Sun”, Kim dhe Kanye zbuluan publikisht në muajin shkurt se janë ndarë. Por, gjatë fundjavës, ish-çifti u fotografuan bashkë në një restorant në Malibu. Burimet thanë se ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

44-vjeçari pohoi gjatë një feste që ishte ende i dashuruar me Kim, ndërsa kjo e fundit u shfaq me fustan të bardhë duke shtuar dyshimet se ata po rimartoheshin.

Një burim tha:

Ndarja duket se i ka afruar më shumë Kim-in dhe Kanye-n. Ata kalojnë më shumë kohë bashkë për të folur për fëmijët e tyre, që të vendosin çfarë është më e mira për ta.

Që të dy e mbështesin njëri-tjetrin në karrierë dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin kudo që kanë mundur. Kim dhe Kanye janë ndarë, por nuk po nxitojnë për të marrë në dorë dokumentet e divorcit. Për ta gjëja më e rëndësishme janë fëmijët”.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *